75 Mall Live Search
09:02 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Haxhi Zeka” të Prishtinës, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 00:07 pas mesnate, dhe pas ndërhyrjes së njësive policore, të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë  07.11.2025 – 00:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/