75 Mall Live Search
15:48 / E Hënë, 24 Mars 2025 / k.v

Dy persona dyshohet se kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri afër Vushtrrisë

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri para pak çastesh në fshatin Stanoc, afër Vushtrrisë.

Rruga në këtë zonë është bllokuar nga forcat e mëdha policore, të cilat po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes.

IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili ka konfirmuar se prokurori kujdestar është nisur drejt vendit të ngjarjes, por aktualisht nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Vushtrri ndodhi vrasja e një 19-vjeçari në rrethana ende të panjohura, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar me të rejat e fundit rreth rastit.