75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

Dy persona e sulmojnë fizikisht një person derisa po qëndronte në një motel në Obiliq

Një person është sulmuar fizikisht derisa ishte duke qëndruar në një motel në Obiliq.

Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuar të panjohur e  kanë sulmuar viktimën duke e goditur me kondak të revoles.

“Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.  Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.  Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.