75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 10 Shtator 2024 / L K

Dy persona hedhin një bombë dore në oborrin e një shtëpie në Isniq, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kishin hedhur në oborrin e një shtëpie një bombë dore.

Ngjajrja ka ndodhur në Isniq, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sipas PK-së nuk raportohet për të lënduar apo dëmë materiale.

“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtepie kanë hedhur një bombë dore. Në  vendin e ngjarjes   në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar  një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës.  Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.