75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

Dy persona i ndihmuan Messit te Barcelona, e zbulon ylli argjentinas

Lionel Messi gjatë një interviste për MD-në, ka zbuluar dy emra që i ndihmuan atij të përshtatet me futbollin në Barcelonë dhe të bahet një yll i madh.

Lojtari i tanishëm i Inter Miamit tha se dyshja, Pep Guardiola dhe legjenda braziliane, Ronaldinho, ishin ata dy emra që i ndihmuan atij për t’i arritur majet e suksesit, shkruan Indeksonline

“Janë dy persona te Barcelona që kishin impakt të madh”.

“I pari është Pep Guardiola, me të cilin fituam gjithçka dhe i dyti është Ronaldinho që më ndihmoi shumë”, u shpreh Messi për MD-në

Kujtojmë që Lionel Messi me klubin katalunas i fitoi të gjitha trofetë e mundshme.

Ai tani është në Inter Miami në Amerikë, kurse synon të jetë prezent edhe në Kupën e Botës 2026, që mbahet në Meksikë, Kanada dhe Amerikë./Indeksonline/