75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 14 Maj 2026 / b l

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë del me njoftim

Zëvendësministri i Financave dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani ka pohuar se është sulmuar sot nga kryetari i Komunës së Skenderaj Sami Lushtaku.

Pas raportimeve në media ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.

“Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike”, thuhet në njoftim.