Dy persona kanosën zyrtarët policorë në Suharekë
Një rast i kanosjes dhe pengimit të personave zyrtarë është raportuar më 8 mars 2026 rreth orës 10:00 në Suharekë.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Suharekë 08.03.2026-10:00. Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimi palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

