75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dy persona në Podujevë, rrahin një grua dhe tre fëmijë për tokë

Mosmarrëveshjet pronësore që përfundojnë me rrahje janë të shpeshta në Kosovë, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me vrasje.

Në Podujevë, dje, si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore, dy të dyshuar, kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre të mitur (fëmijët e tyre).

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/