75 Mall Live Search
17:30 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy persona që patën kontakte me 77 vjeçarin nga Stublla, të dyshuar për koronavirus

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, komuna e Vitisë vazhdon të jetë e izoluar, si pasojë e një familjeje nga fshati Stubëll anëtarët e së cilës janë prekur nga koronavirusi.

I pari që rezuloi pozitiv me këtë virus, ishte një i moshuar rreth moshës 70 vjeçare, i cili kishte ardhur nga Italia.

Ndërsa, burime të Indeksonline mësojnë se edhe dy persona të tjerë tashmë janë të dyshuar në këtë rrethinë.

Bëhet fjalë për taksistin që kishte marrë të moshuarin dhe berberin që të dy kishin pasur kontakte me të.

Ndërsa policia dhe ekipi mjekësor tashmë kanë marr mostrat e të dy personave në fjalë.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me virusin korona sipas të dhënave zyrtare nga IKSHPK ka shkuar në 15, derisa dy rastet e fundit kanë të bëjnë me një çift të fejuar të cilët kishin ardhur nga Londra, por që të njëjtit janë ekzaminuar qysh në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe janë nisur për në Klinikën Infektive./Indeksonline