75 Mall Live Search
09:18 / E Diele, 31 Gusht 2025 / Burim

Dy persona raportohen të zhdukur, njëri në Prishtinë e tjetri në Deçan

Dy persona raportohet të jenë zhdukur në Kosovë, përgjatë kësaj jave.

Sipas njoftimit të policisë, një burrë është raportuar i zhdukur nga babai i tij në Prishtinë, dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij që nga 28 gushti.

Ndërsa në Carrabreg të Deçanit, babai ka raportuat të zhdukur djalin e tij të mitur.

Më poshtë gjeni rastet e ndara sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës:

“Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.