75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / OSH

Dy persona rrihen mes vete në Pejë, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi janë rrahur mes vete.

Të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, njëri me 1.05 promil dhe tjetri me 0.96 promil.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia përmes raportit.