12:01 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dy persona s’ndjejnë të ftohtit, lahen në liqenin e ngrirë të Batllavës

Temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në Kosovë, kanë bërë që Batllava të mbulohet nga një shtresë akulli, jo edhe aq e hollë.

Mirëpo, pavarësisht të ftohtit, ka njerëz që sfidojnë motin dhe bëjnë diçka që rrallë kush e bëri.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar video ku shihen dy persona që hyjnë në liqenin e Batllavës.

Ata për më shumë se një minutë qëndrojnë në ujë dhe shijojnë të ftohtit pa përtuar. /Indeksonline/