21:15 / E Martë, 15 Tetor 2019

Dy persona sulmohen me armë zjarri në Prishtinë

Rreth orës 20:30, dy persona janë sulmuar me armë zjarri në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar  ankuesit me ç’rast të njejtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtê tani me të njohur edhe për policine”, ka thënë ai.

Hoxha tha se ende nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.