Dy persona sulmojnë tre policë në Prizren, arrestohen

Në mesditën e djeshme në Prizren dy persona kanë sulmuar fizikisht tre zyrtar policorë.
Si pasojë e këtij sulmi, policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Tutje policia njofton se edhe të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.