75 Mall Live Search
18:15 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy persona të lënduar nga aksidenti i sotëm ne Gllamnik të Podujevës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllamnik.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, deri sa njëra nga to ka përfunduar jashtë rrugës.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë së dy persona janë lënduar si pasoj e këtij aksidenti.

“Në aksidentin e sotëm në fshatin Gllamnik të Podujevës, përveç dëmeve materiale janë lënduar dy persona ku janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ndërsa i njëjti se nuk ka kolona dhe se qarkullimi i automjeteve është në gjendje normale.

Në imazhet e dërguara në adresë të Indeksonline mund të shihni veturat e dëmtuara./Indeksonline/