Dy persona të lënduar nga aksidenti në fshatin Sibovc të Podujevës
Nga aksidenti i sotëm për të cilën kishte raportuar Indeksonline, në fshatin Sibovc të Podujevës kanë mbetur të lënduar dy persona.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se dy persona janë të lënduar të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 ne rrugën Prishtine-Podujeve, saktësisht ne fshatin Sibovc ka ndodhur nje aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoje e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë zëdhësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./Indeksonline/