75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Trudë, policia jep detaje

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident në fshatin Trudë të Prishtinës, në të cilin ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për IndeksOnline se  nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, e të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa ka sqaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.