Dy persona të lënduar nga përleshja me armë zjarri në Podujevë

Në qytetin e Podujevës sonte ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës rreth këtij rastit.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës thuhet se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe që janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Organet e rendit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./Indeksonline/
