14:34 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Dy persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Mitrovicë-Pejë

IndeksOnline më parë raportoi për një aksident të rëndë në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në segmentin rrugor në fshatin Broboniq.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një  aksident me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Broboniq, të përfshira dy automjete dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ai./IndeksOnline/