Dy persona të maskuar dhe të armatosur kryejnë grabitje në një argjendari në Ferizaj
Rreth orës 17:45 minuta ka ndodhur një grabitje në qytetin e Ferizajit.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në Argjendarinë “Dili”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëhërë Policia e Kosovës për të hetuar tutje rastin.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/