75 Mall Live Search
10:25 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Dy personat e dyshuar në rastin e plagosjes së djeshme në Podujevë

IndeksOnline mësojnë se dy të dyshuarit e parë për gjuajtën me armë, që ndodhi dje në qytetit e Podujevës, janë Halim Spahiu dhe Armend Spahiu.

IndeksOnline ka siguruar foto të të dy të dyshuarve. Përveç këtyre të dyve, dyshohet se të përfshirë janë edhe dy persona të tjerë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarve që janë arrestuar, t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë në bashkëkryerje’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’