21:34 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Dy personat e vetizoluar me COVID19 në Obiliq, janë shëruar

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka njoftuar se se dy personat e vetizoluar me COVID19 nga kjo komunë, kanë rezultuar negativ me koronavirus, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Lajm i mirë për Obiliqin

Bashkëqytetarë të nderuar,
Ju njoftoj se nga rezultatet e analizave laboratorike të dalura nga IKSHPK-ja për dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.
Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marrura ka rezultuar negativ.

Me këtë rast, personave të shëruar ju dëshiroj shëndet të plotë, falenderoj ekipen e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimesi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.

Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë.


Falenderimi i takon Zotit të madhërishëm, lajme të tilla dëgjofshim sa ma shpesh këto ditë!

#rriNShpi #shpëtoJetë