Dy personat që u plagosën me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qendër të Prishtinës në rrugën “Qamil Hoxha”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë Olsi Podvorica edhe Darsel Morina të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”. /Indeksonline/