75 Mall Live Search
21:18 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy personat, të cilët u arrestuan pas djegies së produkteve serbe në Prishtinë

Tifo-grupi i njohur, ”Plisat” i jashtë bashkuar sot kampanjës për bojkotimin e produkteve serbe.

Sot, në sheshin, ”Skënderbeu” në kryeqytet, tifozët kryeqytetas kanë djegur produkte serbe.

Pas kësaj, vendin e ngjarjes e kanë lokalizuar Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy tifozë.

Bëhet fjalë për kryetarin e ”Plisave”, Albert Kastrati dhe Kushtrim Ramadanin.

Tashmë është bërë e ditur se pas intervistimit në stacionin policor, Kastrati e Ramadani janë liruar./IndeksOnline/

Image result for Albert Kastrati