75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 12 Korrik 2026 / Gj Sh

Dy personave me shtetësi të huaj nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë në një parking në Prishtinë

Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në një parking, ku 5 deri në 6 persona të dyshuar, prej të cilëve dy nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë), ua kanë grabitur një shumë parash.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i policisë:

GRABITJE/Prishtinë / 11.07.2026 – 00:20. Dy viktima një m/k dhe femër me shtetësi të huaj, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar dy prej tyre nën kërcënimin e armës –thikës ja u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim t panjohur. Rasti në procedurë hetimore.