22:53 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy pije me sheqer në ditë, dyfishojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Personat të cilët pinë të paktën dy kënaçe me lëngë me sheqer në ditë, janë dy herë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, paralajmëron një studim i ri.

Megjithatë, studiuesit nuk e gjetën këtë lidhje me konsumin e ushqimeve me sheqer.

Ata besojnë se kjo ka të bëjë me mënyrën se si pijet me sheqer përmbytin trupin me sheqer, ndërsa në ushqimi, lirimi i sheqerit ngadalësohet nga yndyra dhe proteina, transmeton Indeksonline.

Studimi i ri nga Universiteti Emory është i fundit në një hulumtim që hedh në shesh rreziqet shëndetësore të ndjeshme nga pijet me sheqer.

Studimet e mëparshme kanë gjetur një lidhje midis sheqerit të shtuar dhe obezitetit dhe sëmundjeve të ndryshme kronike, por shumë pak kanë qenë në gjendje të shohin lidhjen mes konsumit të pijeve me sheqer dhe vdekjes./Indeksonline/