18:20 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy policë të lënduar dhe një lojtar i përgjakur në ndeshjën Vëllaznimi – Gjilani

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit është ndërprerë në minutën e 92-të të lojës shtesë, ndërsa rezultati momental ishte 0-0.

Pas tensioneve të tifozërisë vendase ka eskaluar situata.

Tifozët vendas kanë goditur Betim Haxhimusën , i cili është përgjakur dhe i duhet trajtim i detajuar mjekësor. Përpos Haxhimusës janë lënduar edhe dy policë.

Ndeshja është ndërprerë për momentin dhe futbollistët me gjyqtarët po shkojnë drejt zhveshtoreve /IndeksOnline/