23:29 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Dy qytetarë serbë gjenden të vdekur në një shtëpi afër Obiliqit

Mbrëmjen e sotme në një fshat afër Obiliqit janë gjetur dy persona të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimovc rreth orës 20:45, ku në një shtëpi është gjetur trupi i një mashkulli dhe një femre të nacionalitetit serb.

Baki Kelan, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”, ku ka sqaruar se njësitet janë duke u marrë me rastin.

“Me date 08.01.2018 rreth ores 20:45 ne fsh. Babimovc-Obiliq ne nje shtepi jane gjetur dy persona (nje mashkull dhe nje femer) te nacionalitetit serb, te vdekur. Ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndersa njesitet policore jane vendin e ngjarjes duke u marr me rast”, bëhet e ditur nga Kelani./Indeksonline/