75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / A

Dy raste kur djali rreh babanë, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Obiliq

Të premten në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili e ka sulmuar babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër ku djali ka rrahur babanë ka ndodhur po atë ditë por në Obiliq.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e tij”.

“Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.