Dy raste të armëbatjeve pa leje në rajonin e Prishtinës

Gjatë 24-të orëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste të armëbatjeve pa leje.
Fillimisht në ora 02:40 pas mesnate në Çagllavicë raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 8 fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Drenas rreth orës 20:00 raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 35 fishekë.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/