75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy reperët e famshëm bëhen bashkë në filmin e ri “She ball”

Nick Cannon është gati për t’u shfaqur në ekranin e madh.

Reperi dhe producenti i njohur është bashkuar me “Birdman’s Cash Money Films” për të sjellë në kinema vitin e ardhshëm filmin e tij për basketboll në rrugë “She ball” .

Përveç rolit kryesor, Cannoni, gjithashtu ka shkruar, prodhoj dhe drejtoj “She ballin” . Chris Browni dhe Birdmani, gjithashtu janë producentë dhe luajnë në film së bashku me Cedricun the Entertainerin, DC Young Fly, Evan Ross dhe Faizon Loven, transmeton Indeksonline.

Filmi, i cili për herë të parë u paralajmërua në vitin 2017, tregon historinë e një atleteje të re, të luajtur nga Melody Rae Kandil, e cila kundërshton mosmarrëveshjet brenda dhe jashtë fushës së basketbollit. Cannoni luan Avery Watts, një baba i vetëm i një vajze 7-vjeçare.

“Birdmani dhe unë kemi folur për të bërë filma së bashku për kaq kohë dhe më në fund të gjithë u mblodhëm në këtë projekt. Chris Browni, i cili është si familja për mua dhe një vizionar i madh, është me të vërtetë një nga shpirtrat më të talentuar  që la ardhur ndonjëherë në këtë planet!”, u shpreh Cannoni.

“She balli” pritet të shfaqet në teatër në shkurt 2020. Kolona zanore e filmit do të dalë gjithashtu në Cash Money Records./Indeksonline/