75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy reperët shqiptarë e falin Kurban Bajramin në Ferizaj

Dy reperët e njohur shqiptarë, Mozzik dhe Dardan e kanë falur së bashku Kurban Bajramin.

Mozzik ka publikuat një fotografi nga xhamia e qytetit në Ferizaj, shkruan Indeksonline.

“Urime Kurban Bajrami gjithë besimtarëve musliman . Zoti u dhashtë të mira juve e familjës !”, kishte shkruar Mozzik.

Dardan dhe Mozzik gjatë këtij viti publikuan projektin “A Milly” që u pëlqye shumë nga publiku./Indeksonline/