Dy rezultate dëshpëruese të Kosovës, Leart Paqarada kërkon durim nga tifozët

Në dy ndeshjet e fundit Kosova nuk arriti të marr rezultate pozitive, duke barazuar me Moldavinë dhe duke pësuar humbje nga ekipi i Greqisë.
Pas këtyre dy rezultateve dëshpëruese, ka reaguar mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, transmeton Indeksonline.
“Ditë të mira po vijnë, durim” kështu ka shkruar Paqarada në postimin e tij në Instagram.
Kosova gjendet në pozitën e tretë në grupin e saj të Ligës C në Ligën e Kombëve me vetëm një pikë të fituar nga dy ndeshje.
Në tetor, Kosova do të luaj kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmë-finales së play-offit./Indeksonline/