75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

Dy rivalët e Premierligës pas yllit të Sportingut

Ylli portugez, Francisco Trincao ka rilindur te Sportingu i Lizbonës.

Për Trincaon, ka shprehur interesim skuadra e Manchester Cityt, e cila po synon një lëvizje në verë.

Mirëpo “qytetarët”, do të përballen me konkurrencën e rivalit të të njëjtit qytet, Manchester United.

Ylli i Sporting Lisbonës ka vazhduar të lulëzojë në Portugali, pavarësisht se kishte dështuar gjatë kohës së tij në Premier League te Wolvesit . Ruben Amorim e bleu atë në kryeqytetin portugez dhe pritet të synojë ribashkimin me ish-lojtarin e tij.

Megjithatë, shefi i Sportingut Hugo Viana po i bashkohet hierarkisë në stadiumin Etihad dhe mund të kërkojë gjithashtu të sulmojë klubin portugez, të gjitha këto mund të çojnë në një tërheqje të brendshme brenda qytetit të Mançesterit, raporton A Bola.

Trincao, këtë sezon është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve të Portugalisë, ku ka bërë 40 paraqitje dhe ka shënuar gjithsej 9 gola dhe 13 asistime./IndeksOnline/