75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 02 Prill 2024 / L K

Dy rivalët londinezë luftojnë për nënshkrimin e Isak-ut, Newcastle nuk heq dorë nga suedezi

Dy skuadrat e Premier League, Arsenali dhe Tottenhami po luftojnë për të nënshkruar me sulmuesin suedez Alexander Isak.

Sulmuesi 24-vjeçar, është një ndër lojtarët kryesor te Newcastle që kur iu bashkua skuadrës në verën e vitit 2022 nga Real Sociedadi.

Isak, ka bërë 58 paraqitje dhe ka shënuar 28 gola për “Laraskat” ku me paraqitjet e tij Newcastle ka arritur final e Carabao Cup, si dhe ka kualifikuar skuadrën për në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Por sipas mediave britanike, Newcastle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga suedezi ose të paktën nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të ulët se 100 milionë euro për suedezin.

Newcastle, aktualisht gjendet në pozitën e 8-të në Premier League me 43 pikë dhe po luftojnë që të kualifikohen në kompeticionet evropiane./IndeksOnline/