Dy Rolls-Royce, një Bentley, një G-Class dhe disa VW – Shaqiri sfidon Ronaldon me makina
CV-ja profesionale e Xherdan Shaqirit është e mbushur me arritje të konsiderueshme në futboll. Nga Basel te Bayern Munich, nga Interi te Liverpool. Këto janë “stacione” të lakmueshme edhe për lojtarët e nivelit më të lartë në botë. Në këtë CV mund të përfshihet edhe koleksioni i tij i makinave, që është po aq mbresëlënës.

Shqiptari i kombëtares së Zvicrës, sipas “The Sun”, ka në pronësi dy “Rolls Royce”, një “Bentley”, një “Mercedes G-Wagon”, plus një koleksion të Volkswagen-it. Shaqiri shpreson ta ndihmojë Liverpool-in drejt fitimit të titullit në Premier League këtë sezon, por nuk ka luajtur në muajt e fundit. Për ta “kompensuar” mungesën e vet në fushën e blertë, “Shaqa” mund të mburret me makinat e veta luksoze. “SunSport” i hedh një vështrim këtij koleksioni.
Rolls Royce Wraith
Është një makinë e pëlqyer shumë nga elita e futbollistëve. Një të tillë e kanë në pronësi Lukaku dhe Pogba, me motor të fuqishëm V12, që harxhon 6.6 litra dhe mund të arrijë shpejtësinë 60 mph në 4.4 sekonda. Një makinë që të garanton një udhëtim të qetë dhe kushton më shumë se 250.000 stërlina.

Rolls Royce Wraith (e zezë)
“Rolls Royce Wraith” është aq e mirë, sa edhe Shaqiri e ka blerë një të zezë. Kjo makinë përshkruhet si modeli më i fuqishëm dhe i bukur, që dallon falë dyerve të saj, që hapen prapa.

Bentley Continental
“Bentley” ishte një makinë klasike, që mund ta kishte çdo lojtar i Premier League. Parkimi i Manchester United ishte njëherë i mbushur me to. Edhe Shaqiri ishte, gjithashtu, një tifoz i vërtetë i këtij modeli. “Continental”, i cili kushton 168.000 stërlina, ka një motor prej 6.0 litrash, që mund ta kapërcejë shpejtësinë prej 200mph.

Mercedes G-Wagon
Një tjetër makinë e preferuar nga futbollistët në Premier League. “G-Wagon” i Shaqirit ka një motor 5.5 litra, në gjendje të ecë me shpejtësi deri në 130mph. Ka motor 571BHP. Ish-lojtari i Stoke e ka blerë një Mercedes të tillë, plot shkëlqim.

VW Touareg
Kur nuk udhëton me “Roller”, ose “Bentley”, Xherdan Shaqiri ka edhe disa makina të tjera “modeste”. Shqiptari i Zvicrës, gjithashtu, posedon një “Volkswagen Touareg” 4×4, e cila kushton më së paku 47.165 euro dhe është bërë për të rivalizuar “Audi Q7”, “Porches Cayenne” dhe “BMW X5”. Shpejtësia e kësaj makine arrin shpejtësinë 0-60 mph në 5.6 sekonda.

VW Arteon
Një tjetër makinë në garazhin e Shaqirit është “VW Arteon”. Kjo makinë fillon nga çmimi 34.745 stërlina.
