16:34 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Dy rusë dhe një ukrainas dënohen me burgim të përjetshëm, për rrëzimin e avionit MH-17

Një gjykatë holandeze ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shtetas rusë dhe një separatist ukrainas për rrëzimin e avionit Malysian Airlines, MH-17 në të cilën mbetën të vrarë 298 persona.

Të 3 të dyshuarit refuzuan të merrnin pjesë në gjyq dhe u gjykuan në mungesë, që do të thotë se ka shumë pak gjasa që ata të vuajnë dënimin.

Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur të sigurojnë dëshmi se raketa që rrëzoi avionin MH-17 kishte udhëtuar në Ukrainën Lindore nga qyteti rus i Kursk dhe ishte pjesë e Brigadës 53 të Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë Ruse.

Rikujtojmë se avioni u rrëzua si pasojë e goditjes nga një sistem raketor tokë-ajër,  duke vrarë të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

196 ishin shtetas holandez.