Dy shkolla në Kosovë ndërprenë mësimin sot për shkak të tërmetit
Nxënësit e shkollës fillore “Mihail Grameno” në Komunën e Fushë Kosovës nuk kanë vijuar mësimin sot, mirëpo prindërit e fëmijëve të cilët vijojnë këtë shkollë janë shprehur të shqetësuar pasi nuk janë njoftuar më parë që nuk do mbahet mësim sot.
Arsyeja pse është ndërprerë mësimi sipas tyre është për shkak të tërmetit që ka goditur Shqipërinë ku si pasoj e saj pati dridhje edhe në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Ndërkaq edhe nxënësit e gjimnazit “ Xhevdet Doda” në Prishtinë nuk do të vijjnë mësimin sot për arsye të njejtë. Mirëpo këta të fundit përmes një njoftimi kanë bërë të ditur që sot nuk do të vijohet mësimi./Indeksonline/
