01:09 / E Martë, 27 Qershor 2023 / mp

Dy shpërthime në veri –Policia bllokon lagjen e Boshnjakëve

Të hënën pak para mesnatës kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmin për Indeksonline  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth asaj nëse janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e këtyre shpërthimeve.

Burime të Indeksonline kanë thënë se vetura që ndodheshin në oborr të  komunës janë dëmtuar. Po ashtu Indeksonline merr vesh se tashmë njësitet policore e kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve. /IndeksOnline/