75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Dy shqiptarë e çojnë te shpija Galatasarayn

Sparta Praga ka kaluar në 1/8 e finales së Europa League, duke e eliminuar Galatasarayn me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Në ndeshjen e sotme, skuadra çeke shënoi fitore me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

E në këtë fitore kontribuan edhe dy futbollistët shqiptarë, Indrit Tuci e Qazim Laci.

Tuci realizoi golin e dytë të Spartës, ndërsa Laci asistoi te goli i katërt./IndeksOnline/