Dy shqiptarë në Rusi, rival ne fushë por dosta pas ndeshjes (Pamje)

Vitet e fundit disa futbollistë shqiptarë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në kampionatin e Rusisë.
Dy prej tyre janë edhe futbollistët e Kombëtarës së Shqipërisë, Mirlind Daku e Mario Mitaj, shkruan IndeksOnline.
Ata sot ishin kundërshtarë të njëri-tjetrit, në ndeshjen mes Lokomotiv Moskës dhe Rubin Kazanit.
Skuadra e Mitaj, Lokomotiva fitoi ndeshjen ndaj skuadrës së Dakut, me rezultat 3-0, e vlefshme për Kupën e Rusisë.
Pas ndeshjes dyshja e Kombëtares Shqiptare u përqafuan mes vete, duke shkëmbyer edhe fanellat./IndeksOnline/