Dy shqiptaret e famshme bëhen hit në Zvicër, bëhen të parat që zvogëlojnë orarin e punës dhe ofrojnë pagë të plotë!

Dje, revista prestigjioze më prestigjioze në Zvicër “20 Minuten” në faqen e pare të saj prezantoj risinë në ofrimin e modelit të ri të ndryshimit në lidhje me rregullat për kohëzgjatjen e punës.
Këto po ofrohen nga salloni i dy shqiptareve të famshme atje në sallonin më të ri në qendër të Zurihut VIOLET by AJKUNE Professional.
Ajkune dhe Violeta me qëllim të përkrahjes së grave dhe nënave, për herë të parë morën guximin dhe iniciativën për të ofruar orar më të shkurtuar të punës në sallonin e tyre.

Nga 40-44 ore pune, ato po ofrojnë vetëm 32 ore pune në javë dhe atë të ndara në vetëm 4 dite pune dhe me pagesë qind për qind.
Kjo iniciativë është bërë hit në Zvicër dhe është mirëpritur nga shumë shtresa të shoqërisë.
Shumica po e shohin si mundësi qe do të ndikonte direkt në mirëqenien e përgjithshme të punëtorit dhe mbetët të shihet se si do të pasohet nga punëdhënësit tjerë në Zvicër.

Shembulli i Ajkunes dhe Violetes na forcon edhe me tej bindjen për suksesin, guximin dhe punën e grave shqiptare në bote, duke udhëhequr si model në shoqëri./Indeksonline/
