10:33 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Dy shqiptarët nga Suedia që synojnë Parlamentin Evropian, u duhet vota e juaj!

Nga data 8 maj fillon votimi para kohe kudo në Suedi për Parlamentin Evropian.

Dy kandidatët me gjasa më të mëdha që të fitojnë janë Arba Kokalari nga partia moderate e cila do të jetë shqiptaro-suedeze e parë në Parlamentin e Evropës nëse fiton votat me numrin rendor 4 nga moderatet dhe Adnan Dibrani i pari shqiptar në një parlament të një vendi Evropian që 10 vite, tani sfidon veten e tij me numrin rendor 10 të partisë Socialdemokrate.

Adnani Dibrani për tre mandate është deputeti më i votuar në regjionin e Halandit.

Tani 75 mijë shqiptarët e Suedisë kanë mundësi të dërgojnë dy përfaqësues me rrënjë shqiptare në Bruksel.

Andaj mos e pritni ditën e zgjedhjeve me 26 maj, por voto tani që të festojmë me 27 maj me Arba dhe Adnanin.

Krejt çka duhet është të shkoni në vendvotim të hapur dita e mërkurë 8 maj deri me 26 maj dita e zgjedhjeve në bibliotekat apo shtëpi të kulturës.

Për më shumë info: http://www.val.se