Dy shtetas algjerian ikin nga Qendra e Mbatjes së Azilantëve

Ditën e djeshme rreth orës 17:55 minuta është raportuar se dy persona të gjinisë mashkullore, shtetas algjerian janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante policore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranidoll, Qendra e Mbajtjes së Azilantëve./Indeksonline/