75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dy shtetas serbë dëbohen nga Kosova, kishin hyrë ilegalisht

Dy shtetas të Serbisë janë dëbuar nga Kosova, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Siç njofton Policia, të dyshuarit gjatë identifikimit dhe kontrollimit nuk kanë mundur ta dëshmojnë hyrjen legale në R. Kosovës.

Njërit nga të dyshuarit i shqiptohet dënimi për të huaj, dëbim me forcë dhe ndalim hyrje për tre muaj në territorin e Kosovës, ndërsa të dyshuarit tjetër ndalim hyrje për dymbëdhjetë muaj.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Nemanja’ të Leposaviçit.