17:26 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy shtetet “armike” pritet të luajnë miqësore futbolli në Serbi!

Një ndeshje miqësore midis Ukrainës dhe Rusisë mund të luhet në Serbi. Mediat e dy shteteve kanë njoftuar se kanë filluar bisedimet për këtë miqësore mes dy federatave dhe gjithçka është gati për një marrëveshje.

Është propozuar data e 27 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si datë e mundshme për miqësoren që pritet të luhet në Beograd.

Promotore e ndeshjes është organizata, “Sporti për të gjithë”.

Kjo ndeshje pritet të jetë një mundësi afrimi i raporteve mes dy shteteve të armiqësuara viteve të fundit./Indeksonline/