Dy skuadra kineze me ofertë për Nainggolan
Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan ka marrë oferta nga klubet kineze Dalian Yifeng dhe Shanghai Shenhua.
Trajneri i Interit, Antonio Conte tashmë ka konfirmuar se Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi nuk janë pjesë e planeve të klubit në sezonin e ardhshëm, por Nainggolan tashmë është duke u stërvitur në qendrën e trajnimit të Interit për të rifituar përshtatshmërinë e tij.
Belgu dëshiron të dëgjojë të gjitha ofertat përpara se të marrë një vendim përfundimtar, por Yifeng dhe Shenhua kanë dërguar oferta të forta para përfundimit të afatit kalimtar të tyre më 31 korrik, përcjellë Indeksonline.
Nainggolan nuk ka pranuar asnjë nga këto oferta, por i ka penguar ata, duke kërkuar kohë për të marrë vendimin e tij të ardhshëm në karrierë. Bordi i klubit italian megjithatë, ndjen se shitja e Nainggolan është një prioritet dhe duhet të ndodhë së shpejti.
Inter kërkon 28 milionë euro për mesfushorin, por do të jetë i hapur për një marrëveshje huazimi me detyrimin për të blerë./Indeksonline/