11:38 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Dy skuadra kosovare kërkojnë transferimin e Ivkic, lojtari mes futbollit kosovar e atij slloven!

Futbollisti slloven, Dominik Ivkic është larguar nga skuadra e Superligës së Kosovës, Fushë Kosova.

Burime të Indeksonline mësojnë se futbollisti ka oferta nga dy skuadra tjerë kosovare, përfshi Suharekën dhe Dukagjinin.

Por, Ivkic ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Madje ai është në mes të Kosovës dhe të Sllovenisë, vendit të tij të lindjes.

Mbrojtësi 26-vjeçar erdhi te Fushë Kosova gjatë afatit të verës në vitin e kaluar nga ekipi ND Ilirija.

Ai bëri paraqitje tejet të mira me fanellën e klubit kosovar, por nuk mjaftuan që kjo e fundit të zë një vend të mirë në tabelë. Në 18 xhiro në edicionin vjeshtor, Fushë Kosova ka grumbulluar vetëm 10 pikë./IndeksOnline/

Edhe Fushë Kosova shkëput pikë nga Prishtina — FFK Superliga