75 Mall Live Search
10:29 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Dy skuadra nga Bundesliga duan transferimin e Armando Brojës

Armando Broja është ende duke kërkuar klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Broja pritet të largohet nga Chelsea edhe pse ka kontratë deri në vitin 2028, shkruan Indeksonline

Ai nuk është në planet e Enzo Marescas, sidomos pas nënshkrimit me Joao Pedron dhe Liam Delapin.

Kështu sipas gazetarit gjerman, Florian Pletternberg – për Brojan janë dy klube nga Bundesliga që kanë shprehur interesim.

Është RB Leipzig dhe Wolfsburgu. Kurse Chelsea kërkon 20 milionë euro për të.

Më favorite për të nënshkruar me Brojën nga kjo dyshe skuadrash është Leipzig, e cila nuk e ka problem të paguajë këtë shifër./Indeksonline/