75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / G T

Dy skuadra shqiptare sonte kërkojnë kualifikimin më tej në UEFA Champions League

Dy skuadra shqiptare sonte luajnë ndeshjet kthyese në play-offin e UEFA Champions League.

Nga ora 17:00 fillimisht ekipi i Strugës luan ndaj Slovan Bratislava-s, shkruan Indeksonline

Ndeshja e parë midis dy skuadrave u mbyll me fitore të ekipit sllovak, me rezultatin 2:4.

Kurse në orën 21:00, kampioni i Shqipërisë, Egnatia pret në shtëpi Borcin e Banja Lukës, e cila fitoi me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e parë.

Kujtojmë se dje, skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani u eliminua nga playoffi i Ligës së Kampionëve pasi u mposht nga Santa Coloma në stadiumin “Zahir Pajaziti”./Indeksonline/